Sport

Lamine Yamal shkruan historinë në Champions League


Ylli i Barcelona-s, Lamine Yamal, e ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë së futbollit evropian pas paraqitjes ndaj Napoli-t në Champions League të mërkurën në mbrëmje.

Në rikthimin e tyre në aksion në kontinent, Blaugranat kanë bërë udhëtimin drejt Italisë, për ndeshjen e parë të ndeshjes së 1/16-tës së Champions League me kampionët e Serie A, Napoli.

Yamal është aq i ri, saqë, duke dalë në fushë kundër Napoli-t, anësori i talentuar u vendos si lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje të raundit eliminator në Champions League.

Përsa i përketë ndeshjes, ajo përfundoi në barazim 1-1. Golit të Robert Lewandowski-t iu përgjigj ai i Victor Osimhen. Tashmë mbetet e hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit.

Rekordet e Yamal sa vijnë e shtohen. Më herët ai ka vendosur disa të tjera si: lojtari më i ri që shënon me Spanjën, lojtari më i ri që shënon në La Liga, lojtari më i ri që luan në El Clasico, si dhe lojtari më i ri që shënon më se shumti gola në La Liga pa mbushur 17 vjeç.

Lamine Yamal thyen dy rekorde në La Liga

Lamine Yamal mund të thyejë rekordin 82-vjeçar në El Clasico

Lamine Yamal, bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Spanjës

Yamal bëhet golashënuesi më i ri në historinë e La Ligës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore