Përballje

Lakers kthehen me fitore, ndërsa Utah Jazz humbin përsëri


E premtja nuk ishte e ditë e suksesshme për liderët e konferencës perëndimore, Utah Jazz por ishte fantastike për Los Angeles Lakers të cilët arritën fitoren pas katër ndeshjeve të humbura.

Në 13 ndeshjet e fundit, Utah Jazz ka humbur vetëm dy herë.

Por, këto dy humbje kanë ndodhur brenda 4 ndeshjeve të tyre të fundit. A do munden Jazz ta mbajnë këtë ritëm të frikshëm, me vetëm shtatë humbje gjatë 33 ndeshjeve të luajtura.

Këtë herë, Jazz humbën kundër finalistëve të vitit 2020, Miami Heat të cilët po kalojnë në një formë të shkëlqyer ku arritën edhe fitoren e tyre të pestë radhazi.

https://twitter.com/MiamiHEAT/status/1365520450479128578?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1365520450479128578%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2FMiamiHEAT2Fstatus2F1365520450479128578widget%3DTweet

Para një jave, Miami Heat nuk ishin as pjesë e playoffit, tani ata ndodhen në pozitën e pestë me 16 fitore e 17 humbje.

Më të dalluarit në ekipin e Heat ishin Jimmy Butler me 33 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, slloveni Goran Dragic me 26 pikë dhe Bam Adebayo me 19 pikë, 11 kërcime e 7 asistime.

Kurse te Jazz, më të mirët ishin Donovan Mitchell me 30 pikë e 6 kërcime dhe Rudy Gobert me 15 pikë e 12 kërcime.

Perveç Mitchell, pjesa tjetër e ekipës nuk ishin në formën e tyre më të mire, kurse te Miami kishte shumë performanca elitare.

Los Angeles Lakers u kthyen me fitore pas katër humbjeve radhazi.

Lakers kanë pasur mungesa të mëdha në ndeshjet e fundit, Anthony Davis i cili nuk është kthyer ende nga lëndimi, dhe Dennis Schroder i cili u kthye në ndeshjen kundër Portland Trail Blazzers, të cilën Lakers arritën ta fitojnë me rezultat 102-93.

Ngjashëm me Lakers, edhe Blazzers kishin mungesa kritike të cilat nuk i dhanë mundësi që të i bëjnë ballë Lakers.

Më të dalluarit në ekipin e Lakers ishin LeBron James me 27 pikë, 11 kërcime e 7 asistime, Dennis Schroder me 22 pikë dhe Montrez Harell me 17 pikë e 9 kërcime.

Ndërsa te Blazzers më të mirët ishin Damian Lillard me 35 pikë e 7 asistime dhe Gary Trent Jr me 19 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore