Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takoi të hënën në Athinë të Greqisë kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviç, të cilin e ‘përditësoi’ rreth zhvillimeve të fundit në dialog.
“Në Athinë, u takova me kryeministrin e ri serb. E përditësova për gjendjen aktuale në dialog dhe fola për marrëdhëniet midis BE-së dhe Serbisë”, njoftoi Lajçaku nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën herët.
Lajçaku e Vuçeviçi morën pjesë në konferencën “Paqja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” që zhvillohet midis 17 dhe 18 qershorit në kryeqytetin grek. Ky është takimi i parë midis ndërmjetësit evropian dhe kryeministrit serb.
Ndryshe, një prej protagonistëve kryesorë që aktualisht mbulon pjesën më të madhe të përpjekjeve evropiane për të gjetur “formulën e zgjidhjes” në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pritet të marrë post të ri diplomatik brenda pak javësh. Lajçaku do të vazhdojë karrierën diplomatike në pozitën e ambasadorit të BE-së në Zvicër.
Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimin e marrëdhënieve nën mandatin e Lajçakut, fillimisht më 27 shkurt 2023 në Bruksel të Belgjikës, pastaj për planin e sekuncimit të së njëjtës marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, diplomati sllovak i BE-së ende nuk ka arritur t’i bindë palët ta zbatojnë të njëjtën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit