
I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes së OKB-së, Jean-Pierre Lacroix, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.
Përmes një postimi në platformën sociale, X, diplomati sllovak, ka nënvizuar faktin se është gjithmonë e dobishme krahasimi i shënimeve me Lacroix mbi dinamikat e Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog.
“Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka potencuar Lajçak.
Always useful to compare notes with 🇺🇳 Undersecretary-General @Lacroix_UN on the dynamics in the Western Balkans and the latest developments in the Dialogue. Grateful for the full support! pic.twitter.com/AjiwSDwmkE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 23, 2023
Në margjinat e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Lajçak, ka takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler.
Lajçak ka mirëpritur interesin e Vaduzit zyrtar për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dinamikën e re të BE-së në këtë rajon.
“Ramë dakord të qëndrojmë në kontakt”, ka shkruar Lajçak.
A pleasure to meet Foreign Minister of Liechtenstein 🇱🇮 @DominiqueHasler in the margins of #UNGA. Welcome the interest in the latest developments in the Western Balkans and the renewed 🇪🇺-Western Balkans dynamics. Agreed to stay in touch. pic.twitter.com/JpEgW76UkY
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 22, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
McShane e cilëson “sureale” refuzimin e Spanjës për njohjen e Kosovës
-
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është me rëndësi historike
-
Albin Kurti më nuk po fshihet – çka na tregon gjuha brutale me Specialët e Kosovës?
-
Reagime pas publikimit të AP-së për bisedën e Kurtit me pjesëtarët e NjSI-së: S’është dashur të lejohet të marrë pjesë në varrimin e Heroit Afrim Bunjaku