I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se po bëhet më e vështirë heqja e masave ndëshkuese të Unionit ndaj Kosovës, pa dhënë detaje shtesë.
Diplomati sllovak ndërsa ka ripotencuar se qëndrimi i tij ka qenë që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të largohen pas sulmit terrorist të 24 shtatorit “si gjest i mbështetjes dhe solidaritetit”, ka thënë se ky mundësi tashmë është humbur.
“Më vonë, siç po e shohim, po bëhet më e komplikuar dhe më e vështirë. Por, është në agjendë të Këshillit dhe vendet anëtare po vazhdojnë të diskutojnë për to”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
I pyetur për sulmin terrorist të 24 shtatorit, Lajçak ka theksuar se pozicioni i BE-së është që “gjithçka duhet të hetohet siç duhet dhe personat që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Lajçak ndër të tjera ka potencuar se Serbia nuk ka bërë mjaftueshëm që terroristët të përballen me drejtësinë atje.
“Qartazi nuk mund të thuhet se është bërë mjaftueshëm kur njerëzit që janë përgjegjës, duke nisur me Millan Radojiçiç-in, që e ka pranuar përgjegjësinë, nuk është përballur ende me drejtësinë. Natyrisht se askush nuk mund të thotë se është bërë mjaftueshëm. E përsërisim që ai duhet të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë”, ka shtuar ai.
Në qershor të këtij viti Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin e përpiluar për Kosovën, rekomandoi shtetet anëtare të qëndrojnë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Në rekomandimin e shefit të diplomacisë evropiane, largimi i masave kufizuese cilësohet “sinjal politik” që pritet të kontribuojë në “kontekstin e balancuar” në të cilin procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së të avancojë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Deklaratat për “sulm nga Serbia” përpjekje për të fituar simpatinë ndërkombëtare, thotë Prelec
-
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri
-
Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve
Lajmet kryesore
-
“Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, Rama për NYT: Një shtet i ri mysliman brenda Tiranës
-
Stërvitja “Corridor VIII Response” thekson rëndësinë strategjike të Shqipërisë në NATO, thotë Vëngu
-
SHBA-të mund të dërgojnë raketa me rreze të mesme veprimi në Ukrainë
-
Deklaratat për “sulm nga Serbia” përpjekje për të fituar simpatinë ndërkombëtare, thotë Prelec