Lajme

Lajçak pas takimit me kryediplomaten rumune: Zhvilluam një diskutim të rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi


Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryediplomatja rumune Luminita Odebescu.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odebescu, ka deklaruar se kanë pasur një diskutim “të rëndësishëm” dhe “të dobishëm” rreth situatës aktuale të dialogut Kosovë-Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur Lajçak përmes një shkrimi në platformën ‘X’.

“Faleminderit Luminita Odebescu për një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut, si dhe dinamikave rajonale.Mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në “X”.

Edhe ministrja e Jashtme e Rumanisë, pas takimit është shprehur se emisarit të BE-së i kanë ofruar mbështetje për dialogun.

“Shumë e kënaqur që të takoj Përfaqësuesin Special sot në Bukuresht. Një shkëmbim i mirë në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Kosovë-Serbi, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo në “X”.

Rumania, Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Qipro janë pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, derisa Bukureshti, Athina, Madridi, Bratisllava dhe Nikozia kanë shprehur gatishmërinë për të lëvizur drejt njohjes së Kosovës nëse arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE-së.

Megjithatë, përkundër se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në fund të shkurtit në Bruksel e më pas në mes të marsit në Ohër, diplomatët evropianë deri më tani nuk ka arritur të gjejnë rrugën për t’i bindur palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut.

Rumania i jep mbështetje Lajçakut për të çuar përpara dialogun

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore