Kosova

Lajçak: Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë për disa dokumente


Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova e Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me disa dokumente.

Kështu ka shkruar Lajçak në rrjetin social “Twitter”, duke thënë se megjithëse janë afër kësaj marrëveshjeje, hapi i fundit shpesh është më i vështiri.

“Pa 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshje për disa dokumente. Por shpesh hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak.

Më 23 shkurt, Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftoi se në kuadër të takimi dy-palësh me ndërmjetësin e BE-së, Mirosllav Lajçak dhe zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se temë diskutimi ishin personat e zhdukur me forcë gjatë luftës, si dhe zgjidhja sa më shpejt e kësaj çështje.

Gjithashtu u fol edhe për energjinë në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë.

Takimi i së martës që u parapa të zhvillohet në nivel kryenegociatorësh, respektivisht mes zv/kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, dhe të ashtuquajturit drejtzor i zyrës “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, dështoi të mbahej.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Përfaqësuesi Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Petar Petkoviç, tha se pa implementimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe “Serbia nuk ke se pse të vazhdojë të dialogojë më tutje”.

Në anën tjetër, Kosova refuzon Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, e cila në mbi 20 pika ishte shpallur si inkonsistente me Kushtetutën e Kosovës nga Gjykata Kushtetuese.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të gjenden modalitetet e mundshme për formimin e një asociacioni e cila nuk bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian ka pasur kërkesë të njëjtë, ndonëse ndryshe nga më parë që thoshte se “Kushtetuta nuk është Bibël”.

Serbia me ngulm kërkon implementimin e kësaj marrëveshje, pa të cilën thonë se “nuk mund të dialogohet më tutje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore