Lajçak i vlerëson rekomandimet e Osmanit se si të zbatohet Marrëveshja Bazë

Miroslav Lajçak e Vjosa Osmani diskutojnë për procesin e dialogut
SHFLETO

Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani

 

Dreni Himbeqa
28.09.2024 9:07
Loading Icons...

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i ka vlerësuar mendimet dhe rekomandimet se si të zbatohet Marrëveshja e Brukselit/Ohrit.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, diplomati sllovak, ka bërë të ditur se temë e takimit situata aktuale në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vlerësoj mendimet dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak, ndër të tjera.

Ndryshe Lajçak, të premten, së bashku me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, e të deleguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof, realizuan një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas diplomatit sllovak në takim të gjitha palët kanë rëndë dakord “nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.

“Diskutuam rrugën përpara”, ka shkruar ai.

Ndërkaq Kurti, gjatë takimit potencoi se Kosova kërkon që Marrëveshja e Brukselit/Ohrit të zbatohet në plotni.

“Kurti ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, thuhej në komunikatën e lëshuar për media nga Zyra e Kryeministrit.