Kosova

Lajçak e informon Tajanin për “hapat e nevojshëm për de-eskalim” të situatës në Veri


Miroslav Lajcak dhe Antonio Tajani

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar këtë të shtune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, njëherit zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajani, me të cilin ka biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe për shtensionimin e situatës ën Veri, pas tensioneve të krijuara atje.

Përmes një cicërime në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, Lajçak ka thënë se “Italia është një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time”.

“E informova Antonio Tajani-n për situatën në dialog dhe hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe kthimin në dialog. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Ndryshe, edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, njëherësh zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, kreu i Serbisë ka thënë se ishte “një bisedë konstruktive me kreun e diplomacisë italiane, Antonio Tajani”, duke shtuar se i njëjti i ka kërkuar që Beogradi të angazhohet për të ruajtur stabilitetin në rajon.

“Ai kërkoi që Serbia të bëjë gjithçka për të ruajtur stabilitetin në rajon dhe theksoi se Italia është gjithmonë e gatshme të mbështesë paqen”, shkoi ai më “Instagram”.

Ndërkaq, Vuçiç bëri me dije se gjatë javës tjetër do të bisedojë përsëri me Tajanin.

“Ne organizuam një bisedë të re telefonike për javën e ardhshme dhe e falënderova për miqësinë e tij, si dhe për interesimin dhe mirëkuptimin që ka Italia, kryeministrja (Giorgia) Meloni dhe ai personalisht për pikëpamjet e Serbisë”, përfundoi ai.

Vuçiç bisedon me Tajanin: Më kërkoi të bëjmë gjithçka për sigurinë e rajonit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore