Lajme

Lajçak arrin në ndërtesë të Qeverisë


Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në objektin e Qeverisë për të u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me presidenten Osmanin, Lajçak nuk është prononcuar për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Nuk dihet nëse ai do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve as pas takimit me kryeministrin Kurti.

Të enjten e 25 nëntorit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se vizita e emisarit Lajçak në Kosovë ka për qëllim përparimin e dialogut dhe përgatitjet për takimin e radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë për të cilin ende shpresojmë që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti”.

Takimi Kosovë-Serbi synohet të mbahet para fundit të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore