Udhëtime

Laguna Kune-Vain, atraksion turistik shumë i lakmuar


Lezha nuk është vetëm një vend i bekuar me një natyrë të stolisur dhe të pasur me traditë e histori, por është edhe një ndër vendet më të lakmuara nga turistët.

Fare pranë Lezhës, shtrihet edhe kompleksi lagunor Kune-Vain, i cili pozicionohet në jugperëndim të Shëngjinit dhe në perëndim të fshatrave të Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës. Kjo zonë është e pasur me shumë traditë, histori dhe trashëgon vlera të papërsëritshme natyrore. E nëse e vizitoni këtë hapësirë do të takoheni edhe me një  pyll tipik mesdhetar i cili ka një florë dhe një faunë të mrekullueshme.

Rezervat Natyror i Menaxhuar Kune -Vain-Tale

Kompleksi ligatinor i Lezhës njohët për vlerat e natyrës që mbart si edhe për biodiversitetit, kjo zonë është shpallur si hapësirë e mbrojtur dhe ka marrë emërtimin “Rezervat Natyror i Menaxhuar”. Në të vërtetë Kune-Vaini është zona e parë e mbrojtur në historinë e ruajtjes së natyrës në Shqipëri, pasi që prej vitit 1960-të është shpallur “Rezervat Gjuetie”. Një vizitë në këtë zonë do ju bëjë të mahniteni nga larmia e madhe e habitateve si edhe nga një pasuri fantastike e faunës. Më shumë së 360 specie kafshësh kanë përshkruar rajonin e Kune-Vainit dhe ka rreth 190 specie të cilat janë të listuara në listën e kuqe të specieve të Shqipërisë.

Me një territor të virgjër kjo zonë mund të shtrytëzohet nga vizitorët për të gjitha bukuritë dhe resurset që ofron. E shtrirë në një hapësirë të vogël, çdo kush do të mahnitet nga panorama e mrekullueshme natyrore, bregdetin që është pak metra larg kësaj lagune, si edhe historikun që mbart në vetvete. Të gjitha këto ndërthuren mirë me kulturën, veshjet, muzikën si edhe gatimet tradicionale, të cilat e kanë kthyer këtë zonë në një potencial të madh turistik.

Kjo ndërtesë e njohur ndryshe edhe si Vila e Kontit Çiano, ende edhe sot vijon të mbetet një vlerë e shtuar për këtë zonë. Kompleksi në fjalë, është konsideruar si vendi i preferuar i Çianos i cili në atë kohë ishte ministri i Jashtëm i Italisë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore