Stil

Lady Gaga goditet në kokë gjatë performancës së saj


Lady Gaga

Lady Gaga ishte duke performuar këngën “Hold My Hand” në Toronto, kur dikush i hodhi një arushë prej pelushi i cili e goditi atë në kokë.

Pamjet e siguruara nga një pjesëtar i audiencës, tregojnë 39 vjeçaren duke kënduar me vëmendje në mikrofon ndërsa lodra filloi të fluturoi në drejtim të saj duke bërë që ajo të lëvizte me shpejtësi në njërën anë për ta shmangur atë.

Ajo ruajti gjakëftohtësin duke vazhduar sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Fansja që publikoi videon në Twitter, Jo Shelton, foli për incidentin në “DailyMail”: “vendosa të incizoj një pjesë të këngës së Gagas, sepse ‘Hold My Hand’ është një pjesë kaq e bukur dhe ka shumë kuptim për mua”.

“Dhe aksidentalisht e kapa këtë incident në video, në fillim nuk e dinim se kush e hodhi apo cfarë ishte objekti, ndoshta për faktin se Gaga është një profesioniste absolute dhe nuk humbi asnjë goditje”.

“Doja ta ndaja me fansat e tjerë për të dekurajuar njerëzit që të hedhin gjëra në skenë, sepse pa marrë parasysh sa qëllime të mira jeni, nuk mund të parashikoni kurrë se ku do të bjerë diçka kur të hidhet”, deklaroi ajo.

Ndërsa Shelton e publikoi videon në Tëitter theksoi rreziqet e objekteve që u hidhen interpretuesve në skenë, duke thënë se “doja ta ndaja me fansat e tjerë për të dekurajuar njerëzit që të hedhin gjëra në skenë, sepse pa marrë parasysh sa qëllime të mira jeni, nuk mund të parashikoni kurrë se ku do të bjerë diçka kur të hidhet”.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që njerëzit hedhin sende në drejtim të Gaga-s.

Muajin e kaluar ajo u kthye në skenë për turneun e saj “Chromatica Ball”. Një video e bërë virale tregonte një sekuencë të performancës së këngëtares kur dikush i hodhi diçka dhe u duk se u devijua nga një mburojë e padukshme.

Fjalë për fjalë objekti nuk ishte në gjendje të depërtonte në këtë mburojë në dukje të padukshme dhe të godiste Gaga-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore