
Të gjithë e quanin “Lady Death” (zonja e vdekjes), sepse ngazëllehej dhe argëtohej kur eliminonte kundërshtarët.
Mirëpo kolonelja Olga Kachura, 52-vjeçare, gjeti vdekjen në sheshbetejë, në rajonin e Donbassit, gjatë luftimeve në Ukrainë.
Ajo u godit nga një predhë teksa po voziste automjetin e saj, në qytetin e Horlivka-s.
Kachura, nënë e dy fëmijëve, kryente rolin e hetueses në një departament policie në Ukrainë, ku kishte arritur gradën e toger-koloneles.
Mirëpo, në vitin 2014, kur u aneksua gadishulli i Krimesë, ajo dezertoi miqtë dhe shkoi me kolegët e saj filorusë të rajonit të Donbassit.
Gjatë luftës në Ukrainë ndërkohë, i ishte dhënë komanda e një divizioni me 140 ushtarë, i cili ka zhvilluar bombardime në Donetsk.
Gjatë betejave, ajo ishte plagosur disa herë, por plagët patën qenë sipërfaqësore dhe i mbijetoi pa problem atyre.
Mirëpo, fati nuk e deshi që ta “gëzonte lavdinë” e emrit që mbart, në krah të moskovitëve.
Njoftimi, u dha i thjeshtë mes të sajëve: Vdiq zonja e vdekjes!
Mjaftueshëm ironi e fatit…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në Serbi: Vuçiç me mesazhe të njëjta sikurse ato të Millosheviç-it 23 vjet më parë
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Turqia nis një batalion të këmbësorisë në Kosovë për të përforcuar KFOR-in
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes