Sport

La Liga zbret në fushë me katër ndeshje


Ditën e diel në La Ligën spanjolle janë parashikuar të zhvillohen katër ndeshje. Celta Vigo kundër Athletic Bilbao-s, Granada kundër Real Sociedad-it, Eibar-i kundër Villarreal-it dhe ndeshja e fundit e ditës është ajo midis Sevilla-s dhe Real Betis-it, derbi i Sevilias.

Ndeshja hapëse e ditës, është ajo midis Celta-s dhe Bilbao-s. Sfida do të luhet në “Municipal de Balaidos” duke filluar nga ora 14:00.

Vendasit renditen në vendin e 10, kundrejt vendit të nëntë që kanë miqtë, por të dy ekipet janë me pikë të barabarta, 33 pikë. Ndeshja e fundit mes tyre, gjatë fazës së parë të La Ligës, ka përfunduar me fitoren 0-2 të Celta-s.

Duke filluar nga ora 16:15, në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, Granada vendase do të presë Sociedad-in.

Vendasit janë në vendin e 11 me 33 pikë, kundrejt 45 pikëve dhe vendit të pestë në renditje, për miqtë.  Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, ka përfunduar me rezultatin 2-0 për Sociedad-in.

Në orën 18:30, në “Ipurua Municipal Stadium”, Eibar-i vendas do të presë Villarreal-in. Vendasit janë në vendin e 19 të renditjes, ndërsa miqtë në vendin e shtatë. 22 pikë ka Eibar-i pas 26 javësh, kundrejt 37 pikëve të miqëve.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve ka përfunduar me rezulatitin 2-1 për Villarreal-in.

Derbi i Sevilias do të mbyll ndeshjet e ditës së diel në La Liga. Duke filluar nga ora 21:00, në “Ramon Sanchez Pizjuan” Sevilla vendase pret rivalët e qytetit, Real Betis-in.

Sevilla renditet në vendin e katërt në kampionat me 48 pikë. Betis-i ka 42 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë. Ndeshja e fundit mes dy ekipeve përfundoi me rezultatin 1-1.

Java e 27 në La Liga, do të përmbyllet ditën e hënë, me sfidën Barcelona – Huesca. Ndeshja do të luhet në “Camp Nou” duke filluar nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore