Sport

La Liga/ E marta vjen me tre ndeshje, Athletic, Villarreal-i dhe Espanyol-i zbresin në fushë


Java e 11 në La Liga spanjolle vjen me tre përballje këtë të martë. Mes skuadrave që do të zbresin në fushën e blertë janë Athletic Bilbao, Villarreal-i, apo dhe Espanyol-i.

Ndeshja hapëse e të martës do të jetë ajo mes Deportivo Alaves-it dhe Elche-s. Më pas do të luhet sfida mes Espanyol-it dhe Athletic Club. Mbrëmja do të mbyllet me duelin mes Villarreal-it dhe Cadiz-it.

Avales-i do të presë Elche-n duke filluar nga ora 19:00. Pas nëntë javëve të luajtura, vendasit kanë gjashtë pikë në renditje. Miqtë kanë luajtur 10 javë dhe kanë grumbulluar 10 pikë.

Espanyol-i i Keidi Bares do të luajë përballë Athletic Bilbaos duke filluar nga ora 21:00. Në renditje pas 10 javëve të luajtua, vendasit kanë 13 pikë. Tre pikë me shumë kanë miqtë nga Bilbao, por dhe me një ndeshje më pak.

Ndeshja përmbyllëse e të martës në La Liga do të luhet duke filluar nga ora 21:30. Villarreal-i do të presë Cadiz-in. Vendasit kanë 11 pikë në renditje pas nëntë javëve të luajtura. Për miqtë janë shtatë pikë të grumbulluara pas 10 javëve.

Java e 11 në La Liga do të vijojë të mërkurën dhe të enjten me sfidat:

Rayo Vallecano – Barcelona

Mallorca – Sevilla

Real Betis – Valencia

Real Madrid – Osasuna

Celta Vigo – Real Sociedad

Granada – Getafe

Levante – Atletico Madrid

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore