Sport

La Liga/ Barcelona nuk ia del sërish, ngec dhe me Osasuna-n


Barcelona u përballë në transfertë me Osasuna-n për javën e 17 në La Liga. Ndeshja nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 2-2.

Edhe pse dy herë kaloi në avantazh e para, Barcelona nuk arriti ta ruante dot rezultatin. Ky është një tjetër rezultat jo i mirë për skuadrën, pas humbjes 1-0 në shtëpi përballë Real Betis-it javën e kaluar.

Goli i parë i takimit u shënua nga talenti 19-vjeçar, Nicolas Gonazales-i. Spanjolli shënoi në minutën e 12. Vetëm dy minuta më vonë, ndeshja do të barazohej nga David Garcia. Goli i te cilit vulosi dhe shifrat në 1-1 për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, do të ishte 19-vjeçari tjetër i Barcelona-s që do të shënonte. Marokeni, Abdessamad Ezzalzouli, e dërgon topin në rrjetë në minutën e 49. Goli i parë për të me fanellën e Barçës.

Barazimi i rezultatit do të vinte në minutën e 86, kur argjentinasi Chimy Avila e dërgon topin pas krahëve të Marc-Andre ter Stegen-it.

Portieri gjerman, Ter Stegen ka hyrë në histoinë e klubit të Barcelona-s me paraqitjen përballë Osasuna-s. Ai tashmë ka arritur në 298 ndeshje me fanellën blaugrana, duke qenë një nga pesë lojtarët e huaj me më shumë paraqitje.

Me rezultatin e arritur, Barcelona shkon në kuotën e 24 pikëve dhe në vendin e tetë në renditje. Osasuna shkon në kuotën e 22 pikëve dhe në vendin e 10.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore