Sport

Kyrgios reagon ndaj fyerjeve raciste në Shtutgart


Foto: Marca

Nick Kyrgios u përball me abuzime raciste gjatë lojës së tij kundër Andy Murray në Shtutgart.

Ylli australian i tenisit, i cili u rrëzua në gjysmëfinale ndaj Murray, është shprehur i pakënaqur për ngacmimet që ka marrë dhe ka dërguar një mesazh të qartë për publikun gjatë gjithë ndeshjeve të tij.

“Nëse i përgjigjem tifozëve, më penalizojnë”, ka shkruar Kyrgios në një foto në Instagram.

“Kur do të ndalet kjo? Duke u marrë me sharje racore nga tifozët? E kuptoj se sjellja ime nuk është e mirë gjatë gjithë kohës – por komentet si ‘dele e zezë ose ‘mbylle gojën dhe luaj’ janë komente të papranueshme”.

Foto: Eurosport

Andy Murray do të garojë për trofeun kundër italianit Matteo Berrettini, i cili është favorit i dytë, duke arritur në finalen e një turneu ATP pas gjashtë muajsh pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Kyrgios në gjysmëfinale.

Tre herë fituesi i Grand Slam-it dhe dy herë medalisti i artë olimpik, i cili fitoi ndeshjen e tij të parë kundër një kundërshtari ‘top-pesë’ që nga viti 2016 të premten kundër Stefanos Tsitsipas të Greqisë, po rizbulon formën e tij të hershme të karrierës.

Murray, i cili më parë ishte renditur nr.1 në botë, është rikthyer në një finale pas asaj që humbi me rusin Aslan Karatsev në Sydney janarin e kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore