Kuvendi vazhdon seancën të mërkurën me pikat e papërfunduara

SHFLETO

Kuvendi i Kosovës.

 

Altina Marmullaku
10.05.2022 16:38
Loading Icons...

Kuvendi i Kosovës, të mërkurën do të vazhdojë seanca e mbetura në gjysmë duke filluar nga ora 12:00.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, në të cilën thuhet se do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill.

Në njoftim thuhet se në rend dite janë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

Gjithashtu, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Kuvendi i Kosovës.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

Ndër të tjera, do të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Ndërsa, do të diskutohet edhe për pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 28 prill.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë, zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit”.

Po ashtu edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore”.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Edhe, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

Gjithashtu, do të ketë debat parlamentar edhe për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.