Shumë pika të pa përfunduara nga seancat e kaluara, pritet të marrin epilog këtë të martë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet sot, ndër të tjera do të votohet edhe për ligjin i cili përcakton pagën minimale.
Këtë pikë po e kundërshtojnë fuqishëm veteranët e UÇK-së me ankesën se nuk janë përfshirë në këtë ligj. Përveç tyre, as opozita nuk e ka mbështetur dhe kanë kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës kjo pikë.
Seanca plenare e kuvendit do të filloj nga ora 13:00. Deputetët do të shqyrtojnë shqyrtojnë e votojnë përfundimisht edhe disa pika të tjera.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:
5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel