Kosova

Kuvendi po penalizohet nga mungesa e pajisjeve, thotë KDI-ja


Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), ka thënë se Kuvendi i Kosovës, është duke u penalizuar nga mungesa e pajisjeve për të tretin vitë me radhë.

KDI-ja, përmes një komunikate për media ku ka përmbledhur punën javore të këtij institucioni ka thënë se ka dyshime nëse votat gjatë seancave po numërohen në mënyrë të saktë.

“Kuvendi i Kosovës, po penalizohet nga mungesa e pajisjeve elektronike tash e tri vite. A po numërohen saktë votat me dorë në seanca? Vet deputetët kanë filluar të ngrisin dyshime mbi ligjet që janë votuar me rreth 61 vota”, ka thënë KDI-ja.

Më 4 prill, Kuvendi i Kosovës, me 61 vota për dhe 4 kundër ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Para këtij komisioni ishte themeluar ai për rezerva shtetërore, por të cilit nuk iu vazhdua mandati kjo për shkak se deputetët s’ishin të kënaqur me punën e tyre.

Ndërsa, ministria e Arsimit në vitin 2024 dështoi në sigurimin e teksteve shkollore për filloristët.

Deri në vitin 2023, shkollat në gjithë Kosovën kanë përcaktuar se me cilat libra duan të punojnë, të njëjtat i kanë dërguar listat e tyre në Drejtorit Komunale të Arsimit dhe më pas drejtoria i ka përcjellur ato lista në Shtëpitë Botuese, të cilat i kanë përgatitur librat dhe nxënësit kanë gjetur të gjitha librat e nevojshme në bankat e tyre në ditën e parë të shkollës.

Kur ka përfunduar procesi, Ministria e Arsimit i ka paguar Shtëpitë Botuese për librat.

Me arsyetimin se nuk janë marrë vesh për çmimet, Ministria e Arsimit ka vendosur që të shkëpus këtë zinxhirë bashkëpunimi dhe t’ua dërgojë paratë direkt në xhirollogari prindërve, nëse ata vendosin të aplikojnë në platformën e-Kosova për rimbursim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore