
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten e 16 shtatorit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Kjo, pas kërkesës së 15 deputetëve të opozitës për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
Më 1 korrik, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh për të dytën herë për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të kryediplomates si deputete.
Në mbledhje u vendos që të thirrej ministrja Xhaçka për të dhënë qëndrimin e saj.
Kërkesa e deputetëve demokratë erdhi për faktin se një subjekt privat, të cilin e menaxhon bashkëshorti i Xhaçkës, ka marrë statusin e “investitorit strategjik”.
Kjo, për të zhvilluar një projekt në bregdetin e Himarës, duke marrë kështu pronën publike për 30 vjet.
Sipas tyre, ka pasur favorizime për shkak të detyrës që Xhaçka ka në kabinetin qeveritar.
Kujtojmë që Xhaçka e nisi karrierën politike në vitin 2009 si deputete e PS për Qarkun e Korçës.
Në mars të vitit 2017, ajo mori drejtimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – post të cilin e mbajti për pesë muaj.
Më pas, po nga 2017-2021 mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti.
Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
COD-i ekspozon koleksionin e rrallë të surrealistit Gjelosh Gjokaj
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Rama e quan “frikacak” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
Lajmet kryesore
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat e hixhab-it
-
Arrestohet një person në Veri: Sulmoi policët dhe dogji vetura