Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje për Nishanin


Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të 30 majit, ka mbajtur një minutë heshtje për ish-Presidentin Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

“Kolegë deputetë, në nder dhe respekt të ish-ministrit, ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ish-kolegut, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për largimin nga jeta në mënyrë të parakohshme”, tha nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Fela.

Të gjithë të pranishmit në sallë deputetë dhe ministër u ngritën në këmbë në nder të të ndjerit Nishani.

Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën, në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite.

Nishani po kurohej në spitalin e Berlinit. Shendeti i tij u përkeqësua, për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka shkaktoi vdekjen.

Pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Për ndarjen e tij nga jeta, u kushtua vëmendje e veçantë edhe nga mediat ndërkombëtare.

Sakaq pritet që trupi i tij të mbërrijë në atdhe të martën e 31 majit.

Ai do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare.

Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim të posaçëm, për t’i bërë ish-kreut të shtetit nderimet e duhura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore