Lajme

Frika nga sulmet kibernetike – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut merr masa parandaluese


Kryetari i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, gjatë seancës parlamentare të së enjtes, ka bërë të ditur se ditëve në vijim, legjislativi do t’i nënshtrohet një kontrolli teknik sa i përket infrastrukturës së informacionit.

Xhaferi theksoi se duke pasur parasysh trendin e sulmeve të mundshme kibernetike, “ekspertët do të kontrollojnë sistemin me qëllim të parandalimit të sulmeve të tilla”, transmeton mediumi maqedonas ‘Sloboden Pechat’.

Më 17 korrik 2022, Shqipëria u godit nga një sulm kibernetik i përmasa të mëdha, ku për arsye të sigurisë u mbyllën të gjithë adresat qeveritare dhe të tilla mbetën për disa ditë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit atje pati mbyllur përkohësisht qasjen e shërbimeve online si edhe të faqeve tjera qeveritare, kjo pasi që gjendej përballë një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për këtë arsye Qeveria shqiptare pati ndërprerë të mërkurën e 7 shtatorit marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, pasi që prapa sulmit kibernetikë të 15 korrikut ishte po ky shtet.

Gjithashtu, edhe qeveria e Kosovës në periudha të caktuara kohore, ishte ballafaquar me sulme kibernetike të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeverita

Një sulm masiv kibernetik kishte goditur shtetin fqinj të Malit të Zi gjatë muajit gusht, ku sipas të dhënave paraprake mësohej se infrastruktura e informacionit së qeverisë malazeze kishte rënë pre e kësaj goditjeje nga hacker-ët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore