Lajme

Kuvendi i Kosovës miraton disa projektligje


Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e të enjtes ka miratuar disa projektligje.

Projektligji i parë i miratuar ishte kompensimi i viktimave të krimit, pro këtij projektligji votuan 64 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte kundër.

Edhe projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile është miratuar me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se ky projektligj është votuar bashkë me amendamentet e miratuara.

“Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile miratohet bashkë me amendamentet e miratuara”, ka thënë Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Më 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi ka miratuar edhe Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

“Konstatoj që me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për  plotësim-ndryshimet në Ligjin  për bashkëpunim juridik në çështjet penale”, u shpreh kryeparlamentari.

Ndër të tjera, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në këtë seancë ka kërkuar që partia në pushtet të reduktoj udhëtimet zyrtare

“Ndjej obligim ta marrë fjalën në emër të grupit parlamentar, është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe që t’i ftoni deputetët që ta mbajnë përgjegjësinë për çka i ka dhënë qytetari i Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”.

Konjufca, iu është kundër përgjigjur deputetes nga radhët e PDK-së duke i thënë se, “pse deputet janë këtu më së paku është problemi tek udhëtimet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore