
Kuvendi i Shqipërisë do të çelë zyrtarisht sesionin e katërt parlamentar pasditen e 16 janarit, me një seancë ceremoniale, e cila pritet të fillojë në orën 16:00.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, si edhe krerët e grupeve parlamentare, pritet të mbajnë fjalët e rastit, por debati mes palëve, nuk do të mungojë në seancën hapëse, lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vend.
Ndryshime rrënjësore do të hasen që në rreshtimet e partive në këtë sesion të katërt, ku mazhoranca e gjen veten me një deputet më shumë, pas kalimit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë në Partinë Socialiste, gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, me zyrtarizimin e tij për këtë kalim në janar.
Kështu, kampi opozitar, ende i përçarë, do ta gjejë veten jo vetëm me Çelën, si një deputet më pak, por edhe me një tjetër mungesë, pasi Petrit Doda, i zgjedhur nën logon e Partisë Demokratike dhe zëvendësues i ish-kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Alfred Rushaj, ka bërë me dije se do të regjistrohet si i pavarur në Parlament.
Kështu do të jenë edhe katër emra të sapo-përjashtuar nga grupi demokrat, me vendim nga kreu i këtij grupacioni, Enkelejd Alibeaj.
Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu, nuk janë më pjesë e listës së PD-së në Parlament…zyrtarisht.
Një “hakmarrje” e vetë Alibeajt ka qenë rezultant i këtij vendimi, pasi për këtë të fundit, janë mbledhur firma për shkarkimin si drejtues i demokratëve në Kuvend.
Vendim konkret nuk ka, por nëse konkretizohet projekti për të projektuar Ervin Salianjin si përfaqësuesin e ri zyrtar të deputetëve demokratë në Kuvend, Alibeajt nuk do t’i lihet më vend.
Shumicën brenda kampit blu – përtej të pavendosurve – qartësisht e ka Sali Berisha, i cili së bashku me Alibeajn, është në pritje të vendimit të Gjykata do të japë, mbi kujt i takon vula e PD-së.
Problemi, sa për vulën, është edhe më i thellë e ideologjik, pasi vetë Alibeaj pretendon se pas largimit të ish-kryetarit, Lulzim Basha, është ai vetë kryetar de jure i forcës politike.
Nëse çështja nuk zgjidhet sa më parë, probleme do të ketë edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të ketë detyrim të regjistrojë nën logon e Partisë Demokratike, vetëm strukturën që Gjykata përcakton si legjitime.
A vlen kjo gjithsesi, në një çast historik, kur përçarja në PD, është më e thella e parë ndonjëherë në politikën shqiptare…edhe më e madhe se sa degëzimi i dikurshëm i PS-së, kur Ilir Meta formoi një front të ri, nën logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Mbi këta të fundit, rrudhja e votave nuk mjaftoi në zgjedhjet e përgjithshme të 2021-shit, pasi Çela, pikërisht mbi mosmarrëveshje brenda partiake me Partinë e Lirisë (ish-LSI), e preferoi ikjen me PS-në këtë sesion.
Kështu, me një mazhorancë ende të qetë e me pak diskutime rreth mandatit, me një debat të brendshëm, sa të jashtëm, mes demokratëve dhe me një parti të qendrës që po e shteron ekzistencën parlamentare, sesioni i katërt pritet të nisë me ndryshime të mëdha.
Gjuha që do të zotërojë foltoren, do të shihet më shpejt se vonë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
COD-i ekspozon koleksionin e rrallë të surrealistit Gjelosh Gjokaj
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Rama e quan “frikacak” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
Lajmet kryesore
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat e hixhab-it
-
Arrestohet një person në Veri: Sulmoi policët dhe dogji vetura