Shqipëria

Kushi njofton shtyrjen e afatit të regjistrimit të nxënësve, shkak sulmi kibernetik ndaj e-Albania


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar se afati i regjistrimit të nxënësve në klasa të para dhe të dhjeta do të shtyhet deri në një datë të pacaktuar.

E gjitha vjen për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për këta nxënës.

“Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit”, ka shkruar Kushi në Facebook.

Ministrja ka shtuar se do të ketë një njoftim të radhës për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore