Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka deklaruar se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovës “është kundër Kosovës” dhe “si armik i Kosovës do të trajtohet”.
Këto komente ish-kryeministri i Kosovës i bëri pasi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve mund të rris tensionet dhe rrjedhimisht të rrezikoj jetët e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it.
“Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen! Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht!”, ka shtuar ai.
Ndryshe Hovenier, ka treguar arsyen se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, janë kundër që në këtë fazë të hapet për qarkullimin e automjeteve ura kryesore mbi lumin Ibër.
“Arsyeja pse e kërkojmë këtë është se besojmë se ka rrezik të njëmendtë që lidhet me një veprim të tillë tani, si dhe besojmë se ky rrezik shton kërcënimin e mundshëm për dhunë dhe probleme të tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë, të cilët po punojnë për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë”, ka thënë Hovenier në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
Sipas tij SHBA-të “marrim shumë seriozisht veprimet” që mund të ndikojnë në sigurinë e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën.
Hovenier nuk i është përgjigjur pyetjes se kush mund të shkaktojë dhunë në rast se ura mbi lumin Ibër hapet.
“Nuk mund të flas se kush mund të shkaktojë dhunë. Vetëm e di se kemi vlerësim që mund të ketë dhunë dhe që është reale dhe pyetja se kush mund të jetë përgjegjës për të, që është pyetje shumë e arsyeshme, nuk e mohon faktin se mund të ketë dhunë dhe rrezik të njëmendtë për komunitetin lokal dhe për ushtarët e NATO-s”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara që në këtë çast ushtarët amerikanë të përballen me rrezik shtesë për këtë çështje”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi