Kulturë

Kush ishte heroina e detit, Laskarina Bouboulina (Bubulina)


Dhaskarina Pinoçi, e njohur më vonë si Laskarina Bouboulina (ose Bubulina), lindi në Konstandinopojë, ku nëna e saj Skevo Pinoçi vizitoi babanë e saj të burgosur, kapitenin shqiptar Stavro Pinoçi.

Pas vdekjes së babait të tyre, Bubulina dhe nëna e saj u kthyen në ishullin Hydra.

Bubulina si një vajzë e re duket se ishte e  mahnitur nga deti dhe anijet.

Ajo ishte martuar dy herë, dhe të dy burrat e saj kishin vdekur në betejat e detit, ata e lanë atë me shtatë fëmijë dhe shumë para.

Burri i saj i parë ishte Dhimitër Januzi dhe më vonë me kapitenin Dhimitër Bubulin, prej të cilit kishte marrë mbiemrin.

Ajo arriti ta rris pasurinë e saj personale përmes ndërmarrjeve fitimprurëse të transportit.

Në vitin 1816, osmanët u përpoqën të konfiskonin pronat e Bubulinës sepse burri i saj i dytë kishte luftuar për rusët kundër turqve në luftërat ruso-turke.

Ajo nxitoi për në Konstandinopojë për të takuar ambasadorin rus, Kont Pavel Stroganoff dhe për të kërkuar mbrojtjen e tij.

Në mirënjohje të shërbimit të Bubulinës ndaj rusëve, Strogonov e dërgoi atë për siguri në Krime.

Pas disa muajsh në Krime, me ndërhyrjen e nënës së sulltanit, e cila e bindi djalin e saj për të mos prekur pasuritë e Bubulinës ajo u kthye në Greqi.

Në 1818, Bubulina bashkua me Philiki Hetaireia, një organizatë e fshehtë që përgatiste Greqinë për revolucionin kundër sundimit osman. Ajo do të kishte qenë një nga gratë e pakta, por emri i saj nuk u vu në listat e anëtarëve historikë.

Ajo korruptoi zyrtarët turq që të injoronin madhësinë e anijes dhe më vonë anija Agamemnon të ishte një nga luftanijet më të mëdha në duart e rebelëve grekë.

Ajo përdori shumicën e pasurisë së saj për të siguruar ushqime dhe municione, për detarët dhe ushtarët nën komandën e saj.

Në 1820 ajo përfundoi ndërtimin e anijeve të saj anije Agamemnon, anija luftarake më e madhe në duart rebele, në portin e Spetses.

Populli i Spetses u ngrit në revoltë më 3 prill dhe më vonë bashkoi forcat me anije nga ishujt e tjera grekë.

Bubulina lundroi me tetë anije në Nafplion dhe filloi një bllokadë detare.

Që nga ajo kohë, ajo festohej në të gjithë Greqinë si heroina e detit.

Më vonë ajo mori pjesë në bllokadën detare dhe kapjen e Monemvasias dhe Pylos, në të cilën biri i saj Jani Januzi vdiq.

Ajo mbërriti në Tripolica në kohë për të dëshmuar rënien e tij më 11 shtator 1821 dhe për të takuar gjeneral Teodor Kollokotroni.

Fëmijët e tyre Eleni Bubulina dhe Pano Kollokotroni u martuan më vonë.

Kur fraksionet kundërshtare shpërthyen në luftë civile në vitin 1824, qeveria greke e arrestoi Bubulinën për lidhjen e saj familjare me Kolokotronin tashmë i burgosur.

Qeveria gjithashtu vrau të shoqin e së bijës.


Ajo u arrestua për disa kohë, por ishte në gjendje të kthehej në Spetses.

Kur Bubulina u kthye në Speste në vitin 1825, nisi konflikti mes saj dhe Kristodulo Koçi, vajza e të cilit u rrëmbye nga djali i Bubulinës.

Bija e familjes Koçi e dashuruar me djalin e Bubulinës, Gjergj Januzi u largua nga familja pa pëlqimin e saj.

Duke kërkuar të bijën, i ati shkoi në shtëpinë e Bubulinës me pjesëtarë të armatosur të familjes së tij.

E zemëruar, Bubulina i kundërshtoi ata nga ballkoni. Pas grindjes së saj me Kriston, dikush shtiu me armë kundër saj duke e lënë atë të vdekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore