Shqipëria

Kush e shpiku televizorin?


Si sot, më 26 janar 1926, u bë shpikja e mjetit të parë të komunikimit masiv – televizorit.

Shkencëtari skocez, John Logie Baird, ishte i pari që shpiku një kuti me figura lëvizese që ai e quajti “Tele-vision”.

Në versionin e parë ngjante më shumë me radion, vetëm se zëri shoqërohej me figurë.

Kutia që solli për herë të parë figurat lëvizëse në shtëpitë e njerëzve, në versionin e saj të parë eksperimental ngjante më shumë me radion, vetëm se zëri shoqërohej me figurën, që qartësohej duke rrotulluar një buton për “skanim elektronik”.

Ekrani ishte tmerrësisht i vogël, dy centimetra i gjatë dhe një centimetër i gjerë.

Në fillim aftësia për të transmetuar figurën larg ishte shumë e kufizuar.

96 vjet më parë, kur Baird ua tregoi të tjerëve shpikjen e tij, bashkëpunëtorja e tij ishte nga dhoma tjetër, përpara një lloj kamere, ndërsa pamja e saj shfaqej në ekranin e vogël të prototipit të televizorit.

Cilësia e pamjeve ishte në formë pikash dhe me luhatje, por u përmirësua përsëri nga Baird.

Në Shqipëri, televizori hyri për herë të parë në vitet 1960.

Vetëm familjet e privilegjuara politikisht ose me mundësi financiare, mund ta përballonin një aparat të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e ka ndarë këtë kuriozitet në faqen zyrtare në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore