Kosova

Kush e kërcënoi Rada Trajkoviç-in?


Rada Trajkoviç

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, është kërcënuar pasditen e 22 gushtit për shkak të një deklarate lidhur me nënkryetarin e Listë Serbe, Milan Radoijçiç.

Të paktën kështu ka bërë të ditur vetë Trajkoviç përmes një cicërime në rrjetin e saj social Twitter.

“Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoijçiç-in. Ora 15:28”.

Ajo i ka bërë thirrje autoriteteve serbe përfshirë Presidentin, Qeverinë dhe Policinë të reagojnë menjëherë,

 

Çfarë tha Trajkovic për Radoijçiç-in?

Në një intervistë për N1, Trajkoviç tha se Radoijçiç është vetëm një kukull dhe se ai nuk di të mbajë armën.

“Ai është i ri, nuk ka shërbyer në ushtri, pak njerëz dinë diçka për biografinë e tij, nuk e di nëse di të mbajë armën, të bëjë një strategji. Prandaj ai u hodh si kukull që të organizojë serbët, por ky nuk është realiteti”, deklaroi ajo.

Radoiçiç është në kërkim nga Policia e Kosovës, për rastin “Brezovica”.

Ai është parë të dielën e 5 gushtit në krye të barrikadave të ngritura nga serbët lokal të cilët po protestonin kundër fillimit të implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore