Familja

Kush do t’i bëjë të lumtur “të përjashtuarit” e seksit?


Sipas kolumnistes, Maïa Mazaurette, 80% e meshkujve ngjallnin pak ose aspak interes tek femrat. Ky konstatim vë në dyshim shoqërinë si një e tërë.

Sipas biologes gjermane, Meike Stoverock, 80% e femrave tërhiqen seksualisht nga 20% e meshkujve.

Po kaloni një të dielë të këndshme dhe të qetë? Ngushëllime!

Sipas një studimi të botuar së fundmi, të titulluar Female Choice 80% e meshkujve nuk i tërheqin femrat. Kjo është një shifër shumë e përafërt  me atë të konstatuar nga profesori Mark Regnerus, në vitin 2017, në librin e tij “Cheap Sex”.

Sipas tij, në librin“Cheap Sex” 20% e meshkujve të moshës nga 25 deri 50 vjeç ngjallin interes te 70% e femrave.

Të vazhdojmë ende? Vazhdojmë!

Në vitin 2009, faqja e takimeve OkCupid zbuloi se gratë vlerësojnë 80% të burrave si “jo tërheqës”. Ky ishte një studim kaq i diskutueshëm sa duhej të hiqej nga interneti. Edhe pse në faqen TechCrunch gjenden gjurmët e këtij studimi.

Thuhet se meshkujt janë më pak selektivë se sa femrat. Burrat janë më pak selektivë sesa gratë.

Sipas biologes gjermane, funksionimi standard i qenieve njerëzore kundërshton disponueshmërinë e meshkujve dhe selektivitetin e femrave. Partneritetet formohen për tre ose katër vjet.

Kjo kohëzgjatje mund të vërehet edhe në ditës e sotme, pasi është ajo e dëshirës së femrave për partnerin e tyre.

Ndërkohë që lëvizja #metoo provon, skandal pas skandali, se burra të caktuar të pushtetit përdorin postet e tyre të dominimit shoqëror për të forcuar dominimin seksual.

Për sa kohë që ato tregojnë këtë lloj shembulli do të duhet të kemi frikë nga pasojat e një përjashtimi seksual si në mirëqenien e burrave (vetmia, depresioni) dhe mbi sigurinë e grave (nga ngacmimi në rrugë te vrasja).

Ndodhemi në vitin 2021. Dhe logjikisht po presim një tjetër hap: një provë që do të lejojë “të përjashtuarit nga tregu i meshkujve alfa” të rimarrin krenarinë e tyre dhe të rikrijojnë rregullat e seksit dhe dashurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore