Kusari-Lila shpreh “keqardhje” për largimin e dy deputetëve: S’kanë bërë njoftim paraprak

Sipas Kusari-Lilës cdo gjë ëshët e tepërt që të komentohet kur tanimë janë shpallur zgjedhjet e reja paralmentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025-së.
SHFLETO

Mimoza Kusari-Lila

 

Dini Fetahu
01.10.2024 15:30
Loading Icons...

Shefja e Grupit Parlamentare të Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari, ka shprehur “keqardhje” për largimin e dy deputetëve; Visar Korencia dhe Eman Rrahmani, nga LVV-ja, duke thënë se kjo ka ndodhur pa njoftim paraprak.

Dy deputetët Rrahmani dhe Korenica, që deri më tani kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të VV-së, të martën në një konferencë për media para ndërtesës së kuvendit, kanë njoftuar se janë larguar nga partia që ka pushtetin, duke u bërë pjesë e koalicionit “Lista për Familjen” e Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Partisë së Drejtësisë (PD).

“Çdo gjë është e tepër të komentohet tani kur janë shpallur zgjedhjet e rregullta nacionale të cilat janë të caktuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prandaj secili veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral, për shkak se nuk shoh ndonjë hapësirë ose mundësi tjetër për të bërë ndryshim tjetër përveç se për t’u pozicionuar në aspektin zgjedhor ose elektoral diku tjetër”, ka thënë Kusari-Lila për “RTV21”.

Prandaj, arsyetimet, në vlerësimin e saj, nuk është se tashmë duhet t’i komentojë “ose të vazhdojmë sagën e komentimeve”.

“Për keqardhje është që nuk kanë bërë njoftim paraprak. Do të ishte kurtuazi minimale gjatë gjithë kësaj kohe të qëndruarit bashkë dhe natyrisht shërbimit në të njëjtin grup parlamentar, të paktën të kishin deklaruar ose komunikuar grupit”, shtoi.

Megjithëse ka kohë që flitet për largimin eventual të deputetëve në fjalë për shkak të disa paknaqësive sa i përket Projektkodit Civil dhe Projektligjit për Shëndetin Riprodhues, Kusari-Lila insiston se “nuk ka pasur një deklarim të tillë” nga Rrahmani dhe Korenica.

“Sidoqoftë është zgjedhje e tyre. Unë ju uroj sukses kudo që janë. Natyrisht që janë mos pajtime parimore që kanë të bëjnë në raport se si organizohet puna dhe shteti, dhe cilat janë vendimet që i merr Kuvendi përfshirë këtu edhe miratimin e ligjeve dhe miratimin e Kodit Civil”, pohoi.

Sa i përket Kodit Civil, të cilin deputetët konservatorë e kundërshtonin për shkak se lejon martesat e gjinisë së njëjtë, ajo ka potencuar se nuk ka pasur hapësirë për negociata paraprake.

“Sa i përket një çështje në veçanti është diskutuar. Nuk ka pasur hapësire për negocim në kuptimin e kompromiseve që mund të bëhen brenda një program legjislativ, ose brenda një përmbajtje. Kodi nuk ka kaluar ende, por janë edhe një pjesë e ligjeve tjera të cilat e kanë një bazë të besimit tjetër që ka dalluar me pjesën tjetër të grupit”.

Prandaj, Kusari-Lila ka bërë të ditur se “në këto javët ose ditët e fundit nuk është se ka qenë çështje e negocionim”.

“Kanë parë rrugën ose orientimin e tyre që mund të realizojnë synimet dikund tjetër dhe përtej kësaj nuk kam tjetër se çfarë të shtoj”.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike, do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025-së.