Kusari kërkon që raporti për RTK-në të publikohet menjëherë: Çdo vonesë rëndon imazhin tashmë të dëmtuar
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kërkuar që Komisioni i formuar brenda Radio Televizionit të Kosovës, pas raportimit të një lajmi të rremë ku disa media të Kosovës u portretizuan si media të mbështetura nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të publikohet menjëherë pas finalizimit të saj.
“Pa vonesa dhe pa arsyetime koti procedurale. Çdo vonesë në publikimin e tij rëndon tutje imazhin tashmë të dëmtuar të RTK-së”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.
RTK-ja në portal dhe në televizion, transmetoi një lajm nga një portal boshnjak, duke pretenduar se dy media të Kosovës financohen nga Serbia.
Vendimin redaktorial të RTK-së e kanë dënuar gazetarë të shumtë në Kosovë. Gjithashtu, disa gazetarë dhe redaktorë të RTK-së janë distancuar nga ky lajm.
Në artikullin skandaloz të “Slobodna Bosna” përmenden planet e supozuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për të rritur ndikimin në Kosovë nëpërmjet kontrollit të dy mediave kosovare “Nacionale” dhe “Periskopi”.
Bordit i RTK-së, u mblodh për këtë çështje dhe premtuan që do të ketë masa, ndërsa punën po vazhdon pa pengesë drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, i cili në çdo mënyrë ka mbrojtur raportimin e RTK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi