Kosova

Kurti udhëton në Itali, do të takohet me Papa Françeskun


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të mërkurën për në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol”.

Në komunikatë nuk është bërë e ditur se sa ditore do të jetë kjo vizitë.

Më 9 qershor, Kurti kishte udhëtuar për në Kroaci.

Ai kishte po merr pjesë në një konferencë të organizuar nga zyra e Tonino Picula, me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa në një situatë të tensionuar gjendet Veriu aktualisht kur Kurti po udhëton për në Itali.

Situata u tensionua në Veri të Kosovës kur kryetarët e komunave hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë nën asistimin e Policisë së Kosovës, më 26 maj.

Protestuesit serbë e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim, që nga 26 maji ata janë duke protestuar kundër këtij vendimi.

Gjatë kësaj periudhe nga Serbia janë arrestuar tre policë të Kosovës ata pretendojnë se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por nga Kosova u tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Pas këtij veprimi Kosova ka ndaluar hyrjen e produkteve të Serbisë në Kosovë.

Edhe bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Serbinë, vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët, gjatë kësaj periudhe mbi 30 gazetarë janë sulmuar nga grupet kriminale të Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore