Lajme

Kurti takon kryetarin e Kryqit të Kuq, diskutojnë për personat e zhdukur


Peter Maurer dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën e 19 shkurtit ka takuar kryetarin e Kryqit të Kuq, Peter Maurer, në Mynih ku po merr pjesë në kuadër të Konferencës së Sigurisë, ku me ç’rast kanë diskutuar temën e personave të zhdukur.

Kurti në rrjetin e tij social në Twitter ka bërë të ditur se me Maurer kanë diskutuar se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë në çështjen e personave të zhdukur me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre.

“Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet që pikëllim. Me Peter Maurer diskutuam mënyrat se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë me eksperiencën dhe ekspertizën”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore