
Në margjina të pjesëmarrjes në tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Sipas njoftimit për media të Zyrës së Kryeministrit, zhvillimet në Kosovë në rajonin e Ballkanin Perëndimor ishin tema kyçe të takimit.
“Kryeministri Kurti e njoftoi emisarin për reformat e nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë”, thuhet në njoftim.
“Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Emisari Peach shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut”.
Po ashtu sipas njoftimit, u bisedua lidhur me ndikimin e aktorëve të tretë, e në veçanti ndikimin rus në rajon dhe pasojat e mundshme të kësaj ndërhyrje përmes shpërndarjes së informatave të rrejshme.
“Kurti dhe Peach u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Kurti, i cili është për një vizitë zyrtare në Greqi, ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Denidas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ultimatum s’ka, por s’ka as integrim evropian pa marrëveshje mes Kosovë dhe Serbisë – Viola von Cramon për propozimin franko-gjerman
-
Shtyhet seanca për ekstradimin e “spiunes” ruse Svetlana Timofeeva
-
Stuhia e akullt lë mijëra njerëz pa energji elektrike në Texas
-
Seancë për Kosovën në Kuvendin e Serbisë – pritet që Vuçiç ta zbulojë dokumentin e propozimit franko-gjerman
Lajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave