Kurti takohet me kongresistin Bill Keating – diskutojnë për punën një vjeçare të Qeverisë

SHFLETO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kongresistin Bill Keating.

 

Altina Marmullaku
19.05.2022 14:00
Loading Icons...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kongresistin Bill Keating, i cili është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe i Komitetit për Shërbimin e Armatosur.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

“Duke folur për të arriturat një-vjeçare të Qeverisë, kryeministri Kurti ka theksuar reformat në fushën e sundimit të ligjit, angazhimin e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që kanë ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin global të Transparency International, rritjen dyshifrore ekonomike, rritjen e të hyrave doganore dhe të investimeve të huaja direkte”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kongresistin Bill Keating.

Kryeministri, ka theksuar edhe prioritetit e ekzekutivit që udhëheq.

“Ndër prioritetet e Qeverisë kryeministri ka theksuar rritjen e përkrahjes dhe të buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”.

Kryeministri, tutje ka theksuar edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 21.

“Vitin e kaluar kishim 330 ushtarë të ushtrisë sonë që morën pjesë në Defender Europe 21, që ishte ndërmarrja më e madhe ushtarake e NATO-s në Evropë, ndërsa FSK-ja u bë pjesë e misionit paqeruajtës të ushtrisë amerikane në Kuvajt”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ndërsa, e ka vlerësuar kontributin e madh të SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

“Ai e ka vlerësuar kontributin e madh të ShBA-së për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit me SHBA-në”.