
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se Kosova nuk ka paguar shifrën prej 11 milionë eurove për rrymën e shpenzuar në Mitrovicën e Veriut.
Kështu duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, pasi kjo e fundit e ka pyetur Qeverinë e Kosovës se edhe për sa kohë do të paguhet rryma në Veriun e Kosovës?
“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se është paguar 11 milionë euro për rrymën e shpenzuar, kjo nuk është e saktë. Rekomandimet e Komisionit për Ekonomi të miratuar në Kuvend nuk kanë caktuar ndonjë shumë për pagesë”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, rekomandimet e Komisionit për Ekonomi të miratuar në Kuvend e obligojnë ndërmarrjen publike KOSTT që të paraqesë tri gjërat kryesore.
“Në baza mujore devijimet e energjisë elektrike në komunat në veri për një periudhë gjashtë mujore duke filluar nga prilli i vitit 2021, shpenzimet e energjisë elektrike në baza mujore dhe zgjidhjen mujore për devijimin e energjisë elektrike në këto komuna”, ishin tri gjërat kryesore sipas Kurtit.

Kryeqeveritari iu është përgjigjur edhe pyetjes se Kadrijaj se Qeveria e Kosovës ka pagur gjashtë milionë euro rrymë në Veri në kohë fushate, duke theksuar se këto pretendime janë të pasakta.
“Qeveria e Kosovës nuk ka paguar as një euro për energjinë e shpenzuar në veri, ndërmarrja publike KOSTT ka vazhduar të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto komuna dhe qeveria po punon për të plotësuar rekomandimet e fundit për këtë çështje”, ka thënë ai.
I pari i ekzekutivit ka bërë të ditur se qytetarët e Veriut do ta paguajnë energjinë elektrike shumë shpejtë.
“Po mundohemi dhe sa më shpejt që mundemi do të vijë dita për faturimin e rrymës për qytetarët në veri sepse kjo është diskriminim për qytetarët tjerë të këtij vendi”, ka përfunuar ai.
/Albanianpost.com-
Evropa me plan emergjent për kursimin e energjisë, 1 gradë Celsius kursen 7% energji
-
Kurti në konferencë me Stoltenberg: Mos ta humbasim kompasin moral – njëra anë është demokratike, tjetra strukturë kriminale
-
“Der Standard”: Wigermark i dha donacione organizatës së Njomza Eminit për shkak të lidhjes personale
-
NASA përgatit raketën gjigante të Hënës për fluturimin e parë
Lajmet kryesore
-
Kurti në konferencë me Stoltenberg: Mos ta humbasim kompasin moral – njëra anë është demokratike, tjetra strukturë kriminale
-
Qëndroi 7 vite në kampin Al-Hol, Floresha Rasha pranon bashkëpunimin me SPAK-un
-
Evropa me plan emergjent për kursimin e energjisë, 1 gradë Celsius kursen 7% energji
-
Konfirmohet kallëzimi penal kundër Martin Berishajt, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë