Lajme

Kurti ripublikon letrën e Blinken për të treguar miqësinë me SHBA-të


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Pikërisht kur presioni i bashkësisë ndërkombëtarë u shtua ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës për ndryshime kushtetuese serbe, kryeministri Albin Kurti ka publikuar për herën e dytë letrën që ia dërgoi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai ka shkruar se letra e Blinken ja vlen të rilexohet, meqë ka një përmbajtje të vlefshme.

“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken”.

“Është përmbajtjesore, e mirë dhe që vlen të rilexohet”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Në letrën e Sekretarit amerikan drejtuar Kurtit thuhet se SHBA ofron mbështetjen e saj që dialogu Kosovë-Serbi të ketë në qendër njohjen reciproke.

Mirëpo, Blinken kërkoi respektimin e zotimeve paraprake të Kosovës duke mos harruar të përmend edhe “dy kompromise në planin afatshkurtër”, ku përfshiu një marrëveshje për energjinë në veri të Kosovës e çështjen e të pagjeturve.

 

 

Nga ana tjetër pikërisht të premten, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ai i Bashkimit Evropian (BE) shkuan në presidencën e Kosovës ku u takuan me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti dhe krye parlamentarin Glauk Konjufca, ku ju kërkuan që të lejohet organizimi i referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Por krerët e shtetit kanë refuzuar, duke thënë se qytetarët serb mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Mirëpo, pas takimit, me vendet e QUINT-it, kryeministri Kurti i ka dërguar një letër zyrtare Kuvendit që të thërras një seancë të jashtëzakonshme për të shtunën e 15 janarit që të diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë, ku synohet të nxirret një rezolutë për këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore