
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e 15-të të themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese në kuadër të Policisë së Kosovës, ka vizituar kampin e kësaj njësie, me ç’rast ka premtuar përmirësimin e kushteve të tyre.
Sipas Kurtit, qeveria të cilën ai e udhëheqë është plotësisht i vetëdijshëm për për nevojat e tyre dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojnë, prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë dhe çështjes së pagës.
“Nevojat dhe mungesat e tilla do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti qeveritar”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit.

I pari i ekzekutivit gjithashtu ka përgëzuar anëtarët e njësisë speciale për punën angazhimin dhe kontributin pa kursim e të parezervë që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës.
“Qeveria e Kosovës është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit të Republikës”.
“Duke u shprehur mirënjohje për sakrificën dhe situatat e rrezikshme me të cilat përballen në punën e tyre, që Republika e Kosovës të jetë gjithmonë vend i kushtetutshmërisë, i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i sigurisë”.
/Albanianpost.com-
Nga stuhia e nëntë e rërës mbyllet pjesa më e madhe e Irakut
-
Vazhdon lufta e Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit me mallra
-
Vuçiç dhe Pendarovski mirëpresin vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e Autoçefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase
-
Kryebashkiakët e Tiranës, Romës dhe Roterdamit bëhen bashkë për të ndërgjegjësuar tifozët