Lajme

Kurti përkujton kryengritjen e Getos së Varshavës – Çfarë kishte ndodhur 80-të vite më parë në kryeqytetin polak?


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka përkujtuar kryengritjen e getos së Varshavës (Poloni).

“Sot në 80-vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës, ne nderojmë luftën njëmujore kundër trupave SS që frymëzoi akte të tjera të panumërta të guximshme të rezistencës”, shkroi Kurti.

Ndërsa, shtoi se “ne qëndrojmë në solidaritet me luftëtarët jashtëzakonisht të guximshëm, si dhe me të gjithë të mbijetuarit dhe viktimat e Holokaustit”.

Si ndodhi kryengritja e getos së Varshavës?

Më 19 prill 1943, një grup hebrenjsh, të cilët jetonin brenda getos së Varshavës të krijuar nga nazistët në Poloni, filluan një kryengritje të armatosur kundër forcave pushtuese naziste gjermane, më në krye udhëheqësin nazist gjerman Adolf Hitler.

Lufta njëmujore përfaqësonte hakmarrjen më të madhe dhe më të fuqishme kundër trupave SS (divizionet ushtarake naziste) që po vrisnin sistematikisht miliona hebrenj evropianë, dhe që kishin për qëllim shfarosjen e popullit hebre.

Warsaw Ghetto Uprising - Photograph | Holocaust Encyclopedia

Si pjesë e planeve të nazistëve për të asgjësuar popullin hebre, ata krijuan geto (një vend ku një grup njerëzish që janë pjesë e një pakice ndahen dhe izolohen, qoftë etnike, shoqërore, racore apo fetare) duke detyruar mijëra hebrenj të grumbullohen në pjesë të vogla e të ngushta të qyteteve të mëdha dhe akses të kufizuar në ushqim dhe furnizime. Getoja e Varshavës, e lidhur nga një mur 10 metra dhe tela me gjemba, ishte më e madhja – duke mbyllur 400,000 hebrenj brenda zonës së saj prej 1.3 milje katrore deri në vitin 1942.

The Warsaw Ghetto Uprising, 80 years on – DW – 04/19/2023

Pasi nazistët filluan likuidimin e getos së Varshavës në 1942, duke dërguar dhjetëra mijëra hebrenj për t’i vrarë në kampet e përqendrimit, një grup luftëtarësh hebrenj filluan një plan për t’u hakmarrë, duke mbledhur armë nga të gjitha forcat anti-Hitler.

Para se të ndodhte kryengritja, në geto të Varshavës kishte përafërsisht 50 mijë deri në 60 mijë hebrenj. Ndërsa, rreth 700 të rinj hebrenj do të fillonin luftën e tyre kundër oficerëve të SS.

Kryengritja zgjati një muaj, përfundoi me 16 maj 1943, atëherë kur nazistët gjermanë rrafshuan geton, duke i dërguar përfundimisht hebrenjtë që nuk kishin vdekur në betejë për tek kampet e përqendrimit, ku do t’i vrisnin.

Kryengritja e Getos së Varshavës ishte kryengritja më e madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe frymëzoi lëvizje të tjera të rezistencës në të gjithë Evropën e pushtuar nga gjermania naziste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore