Lajme

Kurti: Pensioni është për pleqëri, jo për tani


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të Kosovës, kur ka folur për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

“Pensioni është për pleqëri, jo për tani”, ka shtuar kryeqeveritari.

“Afër gjysma e kontribuueseve nuk do t’i tërhiqnin as 100 euro, ato tashmë janë ndarë nga ne, cili është kuptimi i rrënimit të sistemit pensional”, tha Kurti.

“Unë kam qenë shpeshherë kritik ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, por kur edhe FMN-ja po thotë që është e keqe, dijeni që është e keqe”.

Madje, sipas tij, “po manipulohet me konceptin e varfërisë nga opozita, mjetet janë tonat”.

“Pensionistët janë goditur nga lëvizjet e çmimeve, prandaj përgjigjen e kemi gjetur me mbështetjen e tyre me nga 100 euro”.

“Nisma nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i PDK-së, është dieletantizëm i jashtëzakonshëm. Nismëtari ka thënë se e gëzojnë mbështetjen edhe të Listës Serbe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore