Lajme

Kurti, pas rritjes së çmimeve: “Ruani qetësinë, do t’u ndihmojmë”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhje të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbledhjen e qeverisë e ka filluar duke diskutuar për rritjen e çmimeve në vend.

Ai është shprehur se Kosova varet nga importi dhe s’kishte si të mos ndikohej nga rritja e çmimeve.

“Fushata që në qendër ka fajësimin e Qeverisë, për efekt mund të ketë vetëm shtrimin e terrenit për manipuluesit për të ngritur çmimet dhe në anën tjetër të nxisë frikë, nervozë e panik te qytetarët si konsumator”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka apeluar te qytetarët që të ruajnë qetësinë.

“Po angazhohemi për nxitjen e investimeve të reja në kapacitet prodhuese. Ka një keqpërdorim të rritjes së çmimeve. Kërkojë nga qytetarët që të ruajnë qetësinë, pasi shumë shpejt do të kemi një pako masash”.

Sipas tij, ky është mesazh i qartë për riorientimin e ekonomisë në prodhim.

“Nga sot e ditëve në vijim, po punojmë që të kemi pako masash që të kaloni më lehtë këtë gjendje”, ka thënë ai”.

Kurti shtoi se “statistikat e Bankës Botërore tregojnë që 78 për qind përdorin materiale që janë me origjinë të huaj”.

Qeveria e Kosovës.

Më 23 tetor, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin shtator të këtij viti.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin shtator 2021, krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

Rritje e çmimeve vërehet në bukë dhe në drithëra në vaj dhe yndyra bimore, duke përfshi edhe pijet alkoolike, duhanin dhe produktet farmaceutike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore