Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës e ka paralajmëruar me atë të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Mbledhja e 143-të nga kënde të tjera të kamerës. Ajo e radhës do të jetë në mes të dy Qeverive”, ka shkruar Kurti.
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërise mbledhjen e fundit së bashku e kishin mbajtur në vigjilje të festës së 28 nëntorit, të dielën e 27 nëntorit 2022.
Adresim gjatë mbledhjes kishte mbajtur kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pastaj mbledhja kishte vijuar me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa, nga një fjalë përshëndetëse kishin mbajtur edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Një mbledhje e ngjashme që ishte mbajtur për të arritur marrëveshje mes dy qeverive shqiptare ishte mbajtur edhe më 20 qershor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe delegacioni shqiptar u pritën me nderime të larta nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nën përcjelljen e ministrave të Qeverisë së Kosovës.
Pas saj, ishte bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy qeverive.
Në këtë mbledhje ishin nënshkruar 19 marrëveshje.