Kosova

Kurti në vitin 2013: Me një fqinj si Serbia është absurde të komunikohet


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Është absurde të bisedohet me Serbinë”, kishte thënë Albin Kurti në vitin 2013 në një tribunë me qytetarët e Podujevës, kur kishte folur për dialogun me Serbinë.

Madje, edhe “jo normal” e kishte quajtur këdo që merr pjesë në këto bisedime nga pala kosovare.

Me një “vrasës, dhunues, plaçkitës, shkatërrues” si Serbia, thoshte Kurti, “njeriu normal nuk bën bisedë”.

Pas tetë vjetësh gjërat i sheh pak më ndryshe Kurti. Madje ato kanë ndryshuar për 180 shkallë.

Kur eskaloi situata në Veri, pas intervenimit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ndërkombëtarët kërkuan qetësim e dialogim në Bruksel.

Qeveria e Kosovës pranoi. Serbia jo.

Më pas edhe pala serbe pranoi dhe aktualisht po vazhdojnë bisedimet në Bruksel, herë me kryenegociatorë të delegacioneve – Besnik Bislimin e Petar Petkoviçin, e herë të tjera me grupe ekspertësh.

Më herët takime ka pasur edhe në mes të Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç, si niveli më i lartë i përfaqësuesve politikë në dialog.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore