Kurti: Ndërrimi i objektit të konsulltës në Hamburg, dëshmi e mbrojtjes së imazhit të Kosovës

SHFLETO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Hamburg.

 

Altina Marmullaku
21.06.2024 22:16
Loading Icons...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Hamburg të Gjermanisë, ka vizituar Konsulltën e Përgjithshme të Kosovës, duke thënë se është “dëshmi e qartë” e angazhimit të Qeverisë për ta mbrojtur imazhin e Kosovës.

“Ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e qartë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur imazhin e Republikës së Kosovës kudo në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira konsullore për qytetarët tanë”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Kurti, ka thënë se përmes kësaj dëshmohen edhe raportet që ka Kosova me Gjermaninë.

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg, së bashku me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në botë. Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

Më 19 qershor, Kurti po qëndron në Gjermani me ftesë të përfaqësuesit Special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, derisa gjatë qëndrimit në Hamburg ka shikuar edhe ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të Kampionatit Evropian.

Sipas njoftimit, Kurti të martën është takuar me bashkatdhetarë dhe në një bashkëbisedim, ai i njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe për qeverisjen, derisa ndër të tjerash, ai veçoi procesin e regjistrimit të popullsisë, që për herë të parë është bërë në formë online përmes e-diaspora.