Kosova

Kurti lavdëron punën e tij gjashtë mujore


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën përmes një info-grafike të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, ka lavdëruar punën e qeverisjes së tij rreth qarkullimit të bizneseve, të të hyrave në buxhetin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik për periudhën 6 mujore.

Sipas Kurtit, bizneset kanë shënuar rritje gjatë periudhës 6 mujore.

“Qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rritja është edhe më impresive dhe kap shifrën prej 46 për qind”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se rritja ekonomike vije si rezultat i performancë së mirë.

“Kjo rritje e aktivitetit ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra, ku 34 për qind ka më shumë të hyra nga tatimi në të ardhura të korporatave, 37 për qind më shumë TVSH e mbledhur dhe 95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë”.

Kurti ka bërë të ditur se këto të arriturat të qeverisë së tij janë pjesë e fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Se do ta çlirojmë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ua hequr pushtetin zhvatës nga qafa. Këtë e bëmë dhe kjo tani dhe kjo tani po jep edhe rezultat”.

Të hyrat në vend gjatë kësaj periudhe kanë shënuar një rritje.

“Në përgjegjësi të hyrave kanë shënuar rritje prej 33 %, pra më lartë se sa rritja e aktivitetit ekonomik, që nënkupton edhe zvogëlim të informalitetit”.

Kurti ka dhënë edhe një lajm të mirë për qytetarët e vendit, “është se të hyrat që mblidhen brenda vendit po rritën me ritëm më të shpejtë sesa të hyrat që mblidhen në kufi”.

Këtë ‘sukses’ të Qeverisë së tij, Kurti po e bënë dy ditë pas shpalosjes së parë të kandidatëve  të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komunash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore