Kosova

Kurti iu dorëzua kërkesës së BE-së: Ishte propozim i Borellit që të shtyhet zbatimi i vendimeve për reciprocitet


Miroslav Lajcak dhe Albin Kurti

E tha si kërkesë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, por propozimi për shterjen e implementimit të vendimeve të qeverisë për reciprocitet me Serbinë, ka ardhur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Këtë e ka bërë të ditur, i dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

“E mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e Josep Borell për ta shtyrë zbatimin e vendimeve edhe për një muaj”, shkruan ai.

“BE pret që të gjitha barrikadat në rrugë të lëvizen menjëherë. Borell fton Kosovën dhe Serbinë të përfshihen në dialog”.

Lajçak ka pasur edhe një falënderim për ambasadorin amerikan, i cili dha “mbështetje të fuqishme”.

Qeveria pranon kërkesën amerikane, shtynë zbatimin e vendimit për 30 ditë

Qeveria pranon kërkesën amerikane, shtynë zbatimin e vendimit për 30 ditë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore