Kurti i bie pishman në Bruksel për takim me Vuçiç-in: Kërkova garancione

SHFLETO

Albin Kurti

 

Dini Fetahu
26.06.2024 19:40
Loading Icons...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për shkaqet se pse ka refuzuar takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se për një gjë të tillë ka kërkuar tri garancione, të cilat ia ka prezantuar ndërmjetësve evropianë.

Këto komente, Kurti i ka bërë nga Brukseli në një prononcim për gazetarë, pas takimeve që ka pasur me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, i cili ka qenë i shoqëruar nga i Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve pa mirëbesim dhe pa vullnet të mirë dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancive të cilët i kam theksuar…”, tha Kurti.

“E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike vetëm nënshkrimi i marrëveshjes bazike sjell sigurinë ligjore, juridike në njërën anë dhe anulon shkeljet e mëhershme. Garancia e dytë është tërheqja e letrës së ish-kryeministres Brnabiç, sepse në atë letër ajo thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja në OKB dhe integriteti territorial…”.

“Garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radojiçiç dhe i bandës së tij terroriste autoriteteve të Kosovës”, shtoi.

Ai potencoi se nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë policor në sulmin terrorist Afrim Bunjaku, mirëpo, ka konsideruar se “Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radojiçiç-in”.

“Kjo është arsyeja pse sot kishim takime bilaterale”.

Përkundër kësaj, kryeministri ka njoftuar se do të ketë diskutim të kryenegociatorëve, përkatësisht Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç-it, në fillim të korrikut.

Borrell: Kosova s’ishte e gatshme për takim trelateral, Kurti paraqiti tri kushte