Lajme

Kurti: FSK-ja po rritet, gati për sfida të reja


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ka thënë se ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i brezave që dhanë jetën për liri.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saj për të dëshmuar se është gati për sfida të reja. Vitin që lamë pas, FSK-serish ka treguar profesionalizëm të lartë, jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë saj”, tha Kurti.

“S’kam sesi të mos ndihem i nderuar dhe krenar, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri”.

Kryeministri shtoi se FSK çdo ditë rritet me kapacitetet e saj, duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja.

“Në vitin që lamë pas FSK sërish ka treguar profesionalizëm të lartë. Një ndër sukseset më të larta është pjesëmarrja në Defender Europe 2022, ku ju treguat profesionalizëm së bashku me ushtarët e NATO-s dhe SHBA-ve. Sfida e radhës Defender Europe 2023 do të ju gjej edhe më mirë edhe më të përgatitur, jam i sigurt për suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim”, u shpreh Kurti.

Kurti ka potencuar se ngritja e ushtrisë është detyrë e përbashkët, duke shtuar se Qeveria e Kosovës e merr më përkushtim modernizimin e ushtrisë.

“Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje e armatim ashtu edhe në kushtet e shërbimit dhe në ofrimin e mundësive ku ju mund të tregoni shkathtësitë tuaja ushtarake”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore